You are here
Home > Futboll Bota > Nuk do e shihni Sadikun te Levante! Firma është hedhur, problemi qëndron te gjuri

Nuk do e shihni Sadikun te Levante! Firma është hedhur, problemi qëndron te gjuri

Levante nuk e ka zhvilluar ende ndeshjen e parë në “La Liga” për këtë sezon, ndërsa do të luajë në transfertë ndaj Alaveshit në ditën e nesërme. Por në këtë takim nuk duhet të shohim për Armando Sadikun, pasi nuk është grumbulluar.

Asnjë arsye tjetër veçse ajo e vendimit të trajnerit, që nuk e ka në plane sulmuesin shqiptar për sezonin e ardhshëm dhe e ka hedhur firmën e largimit. Madje këtë gjë ia ka bërë të qartë në shumë raste Sadikut, duke mos e aktivizuar për asnjë minutë të vetme në miqësoret parapërgatitore dhe duke e përjashtuar nga stërvitja me ekipin.

Futbollisti kuqezi e bën nxehmjen i veçuar së bashku me disa lojtarë të tjerë që janë jashtë planeve të skuadrës, derisa të gjejnë aventurën e re. Por atëherë përse nuk po vjen një zyrtarizim i ri për Sadikun?

Në Spanjë e kanë bërë disi më të qartë këtë çështje prej disa kohësh. Pakkush i beson Sadikut pas atij dëmtimi të rëndë te gjuri, që largoi edhe Trabzonsporin ka mbyllja e marrëveshjes. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top