You are here
Home > Futboll Bota > Nuk bën në Skoci? Eros Grezda i sfidon të gjithë: Luhet futboll i fortë, por është për mua

Nuk bën në Skoci? Eros Grezda i sfidon të gjithë: Luhet futboll i fortë, por është për mua

Rangersi ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2 në takimin ndaj St Mirren, të vlefshëm për kampionatin skocez.

Eros Grezda ndodhej në fushën e lojës nga minuta e parë, ndërsa u largua me fillimin e së dytës, pasi nuk po linte gjurmë në këtë takim. Në fundin e ndeshjes, në një intervistë dhënë për faqen e klubit skocez të Rangersit, futbollisti shqiptar ka komentuar ndeshjen e zhvilluar dhe ndryshimet mes dy kampionateve, atij aktualit ku ndodhet dhe futbollit kroat.

“E kam shijuar fitoren e skuadrës, megjithëse duhet të theksojmë kushtet e vështira në këtë stadium, ndërsa edhe shiu që po binte pati ndikimin e tij. Gjithsesi e rëndësishme është që ne u larguam me tre pikë nga fusha, kjo është ajo që na bën të lumtur.

Në pjesën e parë kemi zhvilluar një lojë shumë të mirë, ndërsa në të dytën ishte edhe më e vështirë, pasi kundërshtari u kthye i gjithi mbrapa. Hapësirat mungonin në fushën e lojës, për të mbërritur te ai goli i pari i ardhur nga ana e Candelas, që i bëri gjërat edhe më të lehta për ne.

Mes Kroacisë dhe Skocisë ka shumë ndryshime, pasi atje ku unë luaja ishte futboll më teknik, ndërsa këtu flitet për futboll të fortë dhe të shpejtë. Gjithsesi mua më përshtaten në mënyrën më të mirë, si futboll skocez dhe ai kroat”, u shpreh Grezda. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top