
Florian Kamberi është një sulmues me shumë potencial për të ardhmen që aktivizohet në Skoci. Aktualisht me ekipin e Hibernianit, por aftësitë e këtij lojtari janë për të arritur majat në karrierë. Një sulmues që Shqipërisë i mungon aq shumë, pasi është i aftë të dhurojë spektakël ndaj kundërshtarit dhe mund ta driblojë lehtësisht atë.
Së fundmi, Kamberi është parë shpeshherë me sulmuesin e Shqipërisë, Eros Grezda. U mendua se falë këtij afrimi mund të vinte edhe një bindje e Florianit, për të lënë Zvicrën për Shqipërinë. Nëse ky lojtar nuk ka ardhur ende te Kombëtarja, është për vetë dëshirën e tij, që ka kërkuar me ngulm për helvetët.
Megjithëse rruga mbetet ende e hapur dhe gjasat janë, megjithëse të vogla, tani kuptohet më qartësisht lidhja e ngushtë mes Kamberit dhe Grezdës. Sipas asaj që raportohet nga Skocia, Rangersi është duke punuar në orët e fundit të merkatos, për të transferuar sulmuesin e Hibernianit në skuadrën e Steven Gerrardit. Mbetet ende për t’u parë nëse marrëveshja do të arrihej, ndërsa për Kamberin fillimisht shfaqi interes zyrtar edhe Celtic. /Shqiperia.ch/