You are here
Home > Futboll Bota > Nuhiu krenohet në Angli: Shihni se çfarë lojtarësh ka Shqipëria dhe Kosova, me 2 milionë banorë

Nuhiu krenohet në Angli: Shihni se çfarë lojtarësh ka Shqipëria dhe Kosova, me 2 milionë banorë

Sulmuesi Atdhe Nuhiu ka bërë një rrëfim të veçantë për prestigjozen britanike, “The Sun”. Futbollisti i Sheffield Wensday është ndalur gjatë tek lufta në Kosovë, duke folur për ato momente të errta për vendin tonë.

Megjithatë, situata aktuale është ajo e shpresës dhe festës. Në Shqipëri e Kosovë gjërat kanë ndryshuar, për mirë sigurisht. Nuhiu thotë me krenari se në trevën tonë, janë duke dalë lojtarë shumë të mirë, ndërsa interesi shkon deri aty, aqsa biletat të shiten me vetën 23 minuta.

“Atëherë kishte pak telefona, mund ta zotëroje vetëm nëse kishe shumë para. Kur bëje thirrje në telefon, kishe gjithmonë ndjenjën e frikës se diçka do të ndodhte. Askush nuk ishte i sigurtë. Koha ka ndryshuar, tashmë jemi një vend i ri, megjithëse njerëzit vazhdojnë të vuajnë. Mund të shihni sesa lojtarë të mirë që ka Kosova dhe Shqipëria, një vend që ka rreth 2 milionë banorë. Në takimin ndaj Azebajxhanit i shitëm biletët për 23 minuta, njerëzit po e përjetojnë shumë futbollin”, u shpreh Nuhiu. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top