
Megjithëse nuk e ka shfrytëzuar shansin kur i është dhënë te Shqipëria, Azdren Llullaku mbetet sërish në kërkim të një tjetër mundësie. Me formën që po tregon në Rumani me ekipin e Astras, futbollisti në fjalë e hedh kandidaturën për të qënë në listën e Panuçit.
Në takimin e sotëm, Astra ka fituar në çerekfinale ndaj Calarasit me rezultatin 1-2, duke u kualifikuar për më tej. Vendimtar në këtë takim, do të rezultonte edhe Llullaku. Ky i fundit ka dhuruar një pasim fantastik me një nuhatje të madhe për shokun e skuadrës, që i vetëm me portën e boshtatisur vetëm sa duhej të shtynte topin drejt rrjetës.
I zhgënjyer ka mbetur Llullaku nga mos grumbullimi i Panuçit në takimet e fundit të Shqipërisë dhe pakënaqësia ndoshta do të dalë sërish në pah, nëse do të ketë edhe një mungesë ndaj Turqisë. Por këtë herë gjërat vështirësohen edhe më tepër, pasi të rinjtë shqiptarë që kanë shpërthyer në Europë, kërkojnë më shumë se dy lista. /Shqiperia.ch/