Një fitore që shkon më shumë sesa vlera e tre pikëve ishte ajo e Shqipërisë në “Elbasan Arena”. Panuçi arriti të shpëtonte stolin e tij, ndërsa kuqezinjtë arkëtojnë tre pikët e para në “Ligën e Kombeve” dhe kanë më shumë mundësi për të prekur ëndrrën e Europianit.
“Shqipëria.ch” ka bërë një vlerësim për të gjithë futbollistët që luajtën ndaj Izraelit, ku mund të veçohet pa asnjë diskutim Strakosha si njeriu i ndeshjes. Megjithatë, në këtë mbrëmje që foli tërësisht për kuqezinjtë, kishte edhe disa lojtarë nga të cilët pritet më tepër.
Notat e Shqipërisë (Sipas Shqipëria.ch)
Strakosha(8) Heroi i këtij takimi. I qetë në katërkëndëshin e tij. Shpëton portën nga tre raste të rrezikshme dhe e ruan të paprekur për 90 minuta. Një gardian i vërtetë, Panuçi nuk gaboi me zgjedhjen e bërë.
Hysaj (6) E nis ndeshjen mirë në pjesën e parë. Nis topa përpara dhe mundohet të mbaj kundërshtarët larg zonës së tij. Në të dytën e humb. Bën disa gabime, para portës i pasaktë ndërsa pasimet nuk mbërrinin tek lojtarët e grupit. Fatal ai rast i humbur përballë portierit kundërshtar, tregon se është shumë larg shënimit. Jo më kot nuk e ka festuar ende të parin te Napoli.
Veseli (5) Qendra e mbrojtjes vuajti shumë. Veseli thuajse nën hije. Hapsira të pa mbuluara mirë dhe disa topa të rrezikshëm të humbura në zonë. Mund të bënte më mirë.
Gjmshiti (4) Nuk ishte mbrëmja e tij sot. U duk sikur ai dhe Veseli ishin një trup dhe një krah i qendrës ishtë thuajse bosh. Gaboi në disa raste dhe në një tjetër dhuroi një asist perfekt për kundërshtarin. Falë Zotit ishte Strakosha.
Binaku (7) Më i miri në mbrojtje. Krahu i majtë ishte I sigurtë me të. Pastronte zonën, dhe harkonte bukur. Një talent nga i cili mund të pritet shumë. Për momentin, Agolli ishte e kotë që u rikthye.
Basha (6) Eksperienca në mesfushë jep gjithmonë qetësi. Organizoi disa aksione në kundërsulm, por mund të bënte edhe më mirë. Nëse e humb topin, atëherë nuk e lë kundërshtarin të avacojë duke i ndërhyrë. E bëri që në minutat e para. I duhet organikës së Kombëtares.
Xhaka (7)- Agresiv në mesfushë dhe mjaft luftarak. Realizoi një gol mjaft të bukur duke shënuar fitoren e parë dhe tre pikë të rendësishme. Ka ende punë për të bërë për t’u rikthyer te Taulanti që të gjithë njohim, por “kryevepra” e bërë i justifikon të gjitha.
Memushaj (6) Një trekuartist që krijon raste në mesfushë, duke udhëhequr sulmin. I qetë në lojën e tij, por paksa i pakuptueshëm në pjesën e dytë, ku rastet e krijuara mund të ishin më të tepërta.
Hyka (6) Shiriti i kapitenit i dha përgjegjësi të mëdha që nuk mund ti mbante dot mbi supe. I shpejt në zonë, por në rolin e mesfushorit. Hezitonte të godiste portën ndërsa topat e sulmit i kalonte pas.
Gavazaj (6) Pjesa e parë më e mirë. Në të dytën u izolua nga mbrojtja izraelite. Në përgjithësi krahët e sulmit mblidheshin në mesfush duke mos deportuar drejt vijës anësore.
Guri (5.5) I paorganizuar me ekipin. Luajti vetëm një pjesë dhe gjatë saj Panucci e këshilloi më tepër se të gjithë. Humbi dy raste të pastërta, duke i mohuar Shqipërisë të paktën një gol. Pritet të rritet më tepër
Panucci (6.5) Mjaft i tensionuar ndonëse mundohej të mos e shprehte. Ofroi një lojë të vakët dhe nga prapavija kishte mjaft probleme. Ishte ndeshja që vendoste fatin e tij por fitoi betejën me trajnerin e sapo zgjedhur të Izraelit. Megjithatë provimi kaloi me sukses dhe besimi qendron ende mbi të.
Lojtarët e aktivizuar:
Balaj (6) Zëvendësoi Gurin dhe rriti presioni në sulëm. Mjaft energjik dhe i pozicionuar deri diku mirë. Nësë do ishtë itullar mund të bënte më tepër. Mbrojtësit i tërhoqi pas vetes duke i vështirsuar punë ekipit kundërshtar.
Mavraj/Prengaj (Pak për të pasur një vlerësim)