You are here
Home > Kryefaqja > Notat e Shqipërisë/ Shkëlqejnë shumë lojtarë, Abazaj dhe Vrioni do të bëhen

Notat e Shqipërisë/ Shkëlqejnë shumë lojtarë, Abazaj dhe Vrioni do të bëhen

Shqipëria U-21 e humbi takimin e sotëm përballë Italisë me rezultatin 1-3, në një takim miqësor, në të cilën kuqezinjtë luftuan deri në momentin e fundit.

Madje pikërisht atje Shpresat tona do të humbisnin. Vrioni realizoi golin e barazimin në minutën e parë të shtesës, pak para fundit të takimit, por në një ndeshje të tillë dramatike, lejohej gjithçka. Vlerësimi i mediat italianëve për kundërshtarët e tyre, ishte vërtet i lartë.

Nga Abazaj që hyri si zëvendësues te Vrioni, këta lojtarë do të bëhen…

Notat e Shqipërisë sipas “Tuttomercatoweb”

Selmani (6)– I kujdesshëm në aksionet e Italisë, ndoshta pak i surprizuar në golin e Murgias.

Kryeziu (6)– U bllokua në pjesën e parë, më mirë në të dytën.

Kumbulla (6)– Për mbrojtësin e Veronës ishte një test pozitiv në qendrës e mbrojtjes.Ai luftoi për pjesën më të madhe të ndeshjes.

Tafa (6)– Gjithmonë gati për të mbyllur, luftarak në të gjitha momentet.

Hakaj (6) – Shtyn vazhdimisht në pjesën e dytë, edhe në momentet më të komplikuara.

Selahi (6) – I zgjuar në mesin e fushës, vepron në mënyrën e duhur. I mbyll rrugën kundërshtarit shpeshherë.

Mucolli (5.5) – Pak ritëm në pjesën e dytë.  Vështirësi në përballjen me kundërshtarin.(Abazaj 7- Shqipëria ndryshon me të. Është një luftëtar, e prek topin në mënyrën e duhur dhe i jep atij trajektoren që kërkohet)

Bare (6) – Nuk shkëlqen shumë loja e mesfushorit. Gjithsesi, më mirë në pjesën e dytë, duke e krahasuar me të parën.

Ademi (6)– Lëviz në aksionet sulmuese, sidomos në pjesën e parë.

Sulejmanov (5)– Pjesa e parë jo e qartë, ndalet shpeshherë nga kundërshtarët. (Ramadani 6.5 – Loja me të dhe Abazajn ndryshon, ata kryesojnë sulmin shqiptar, megjithëse pa sukses)

Vrioni (7)– Lojtar i mirë. Jo vetëm për golin e realizuar, por edhe për punën e madhe ndaj mbrojtjes italiane. Ky lojtar do të bëhet…

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top