You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Notat e Kosovës/ Ka një fenomen të pazbuluar, Zhegrova shkëlqen edhe ndaj “forcës mbinatyrore”

Notat e Kosovës/ Ka një fenomen të pazbuluar, Zhegrova shkëlqen edhe ndaj “forcës mbinatyrore”

Kosova ka arritur të fitojë me rezultatin 3-1 ndaj Maltës, në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombeve. Pas kësaj fitore, dardanët konsiderohen gjithmonë e më shumë si ekipi që mund të dal nga grupi, ndërsa gjithçka pritet ta vendos ai takim ndaj Azerbajxhanit.

Në Kosovën e ndërtuar nga Shaland, ka një problem të vetëm, sulmi. Të pafundëm janë futbollistët me karakter sulmues që gjenden në këtë grup lojtarësh, ndërsa trajneri zviceran e ka të vështirë që t’i përfshijë që të gjithë, brenda një takimi të vetëm. “Shqiperia.ch” ka bërë një vlerësim të takimit të djeshëm, duke dhënë edhe notat për “dardanët”.

Notat e Kosovës

Ujkani (4)- Më i dobëti ndaj Maltës. Ishte një tifoz gjatë gjithë ndeshjes, madje historia nuk ndryshon edhe në rastin e golit të pësuar.

Vojdova (4.5)- Ka ende shumë për të përmirësuar në lojën e tij. Nuk ishte në gjendjen më të mirë dhe kjo vihej re lehtësisht. Stonon me krahun tjetër të mbrojtjes.

Rrahmani (5)- Ky nuk ishte takimi që duhej të testoheshin mbrojtësit. Nuk kishte shumë punë, por tregon siguri në prapavijë.

Aliti (5)- Pak punë për të, Malta nuk e sheh zonën kundërshtare. Mund të shoh i qetë ndeshjen nga fusha e lojës. Kur thirret në detyrë, nuk gabon.

Kololli (7.5)- Lojtari i ndeshjes. Nëse perfeksioni ka një emër, ai quhet Bejnamin. Mbrojtës duhej të ishte, por Kololli të ngjason me një sulmues. E sheh kudo në fushë, ndërsa dy herë tund rrjetën kundërshtari. Mbrojtës i një kalibri të lartë.

Shala (5.5)- Thyen mirë aksionet e kundërshtarit, ato pak aksione të tyre. Lexon lojën dhe ndihmon sulmin.

Kryeziu (5.5)- Mesfusha merr frymë gjithmonë te Kosova, por këtë herë ndikuar edhe nga kundërshtari modest. Ka ende për të përmirësuar në lojën e tij, por e përgjithshmja mbetet pozitive.

Zhegrova (6.5)- Fati i mohoi golin, por ne nuk duhet t’i mohojmë lojën fantastike. Genku e ka nxjerrë si të tepërt, por në Belgjikë duket se kanë mungesë vlerësimi. Zhegrova vallzon me topin, driblon kundërshtarët, bën gjithçka duhet në fushë, por një ”forcë mbinatyrore” e ndal atë.

Berisha (6)- Vjen nga një periudhë dëmtimi dhe ka ngelur në stol prej kohësh, por Berisha nuk i harron zakonet e tij. Vendimtar që me golin e parë, teksa jep një pasim në perfeksion për Kolollin, ndërsa ky i fundit e kishte lojë fëmijësh shënimin e golit.

Zeneli (6)- Nuk është Malta kundërshtari që Zeneli të tregojë aftësitë e tij. Gjithsesi, driblimet dhe loja e tij shpërthyese në krahë nuk kanë munguar as në këtë ndeshje. Mungon vetëm saktësia drejt portës. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top