
Në Serbi dinë të përkufizojnë gjithmonë situatat e pakënaqshme që kalojnë me një fjalë të vetme: “Skandal”. Gjen aq shumë herë përdorim në fjalorin e mediave serbe, aqsa së fundmi ka filluar të përdoret edhe më kot.
Si në rastin e çështjes së biletave për ndeshjen mes Young Boysit dhe Crevena Zvezdës, në “Play Offin e Champions League”. “Kurir” e shkruante si skandaloze dhe fakt të kryer se vendasit nuk do të jepnin asnjë biletë për tifozët e Crevenës.
Por e gjitha kjo rezultoi si një trilliim i pastër, që solli edhe reagimin e një zëdhënesi te Young Boysi, Albert Staudenman: “UEFA ka rregulla që shprehen se miqtë duhet të kenë 5% të kapacitetit në stadium. Ne madje u kemi dhënë atyre edhe më shumë se kaq, kanë marrë 1% më tepër. Nuk e kuptoj gjithë këtë historinë e biletave.
Ekipet i kemi trajtuar të gjitha në të njëjtën mënyrë, ashtu si edhe Crevenën”, ka përfunduar zëdhënësi i klubit zviceran. /Shqiperia.ch/