You are here
Home > Kombëtarja > Njoftimi që nuk duhet humbur, për tifozët që do shohin Shqipërinë në Shkodër

Njoftimi që nuk duhet humbur, për tifozët që do shohin Shqipërinë në Shkodër

Shqipëria do të përballet ndaj Turqisë, në takimin e vlefshëm për kualifikueset e Europianit. Në prag të kësaj përballje, janë marrë masat edhe për të ruajtur sigurinë dhe qetësinë në këtë aktivitet.

“BBS Security” ka publikuar një listë rregullash, që tifozët shqiptarë duhet t’i përmbahen në Shkodër, që gjithçka të shkojë në rendin e duhur. Gjithashtu sportdashësit lajmërohen të jenë para orës 18:00 në stadium.

Mjetet që nuk duhen marrë:

1. Banderola të pa miratuara nga Federata.
2. Sende të forta dhe shishet e qelqit.
3. Materiale piroteknike, si shashka, kapsolla, flakadanë etj.
4. Çadra dhe çakmakë.
5. Lazër.
6. Vuvuzela, bori apo bilbila.
7. Kamera të ndryshme dore apo aparate që mund të filmojnë ndeshjen.
8. Shkopinjtë e drurit apo hekurit për flamujt.

Në mënyrë që të shmangim radhët e gjata përpara biletarisë, ju bëjmë thirrje të pajiseni sa më parë me biletë dhe të paraqiteni më herët ditën e ndeshjes për të shmangur radhët e gjata dhe pritjet në dyert e stadiumit. Dyert do të hapen në orën 18:00! Faleminderit

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top