You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Njihuni me “psikopatin shqiptar”! I vetmi në WWE, flet shqip në duele dhe refuzoi Holandën

Njihuni me “psikopatin shqiptar”! I vetmi në WWE, flet shqip në duele dhe refuzoi Holandën

Ky moment dhe artikull, do iu kujtojë ndoshta shumë çaste nga fëmijëria juaj, pasi flasim për “Wrestlemania”. Sigurisht, flasim për një shou që vazhdon të ndiqet edhe sot e kësaj dite nga njerëz të ndryshëm, por përgjithësisht tërheq mosha më të vogla, pasi skenat e ndërtuara atje, janë gjithmonë të inskenuara.

Për herë të parë, në këtë sport ka edhe një personazh që përfaqëson Shqipërinë dhe Kosovën. Ai quhet Gëzim Selmani, ose siç e thërrasin ndryshe në WWE, kompani kjo më e madhe e Wrestlingut, “psikopati shqiptar”.

Dashuria e tij për vendlindjen është shumë e madhe, aqsa shpeshherë flet edhe në gjuhën shqipe gjatë këtij shou, në videon që e shihni edhe më poshtë. Selmani pritet të bëhet kampion në “Tag Team”, që etiketohet në këtë mënyrë skuadra kampione, së bashku me shokun e tij.

Forca e tij dhe fiziku jashtë normales, vihet re menjëherë tek ky njeri, që ka qenë tmerri i çdo kundërshtari. Gjithmonë në ndeshjet e tij në WWE, Selmani flet në gjuhën shqipe, ndërsa thuajse gjithmonë përsëriten këto fjalë:

“Çfarë po doni? Ne jemi më të mirët”. Gjithashtu ajo që duhet theksuar, është fakti se i njëjti sportist, ka refuzuar përfaqësimin e Holandës më parë, në sportet ekstreme dhe në kafaz, sepse dëshironte flamurin e Shqipërisë dhe të Kosovës.

Shqiptari më parë ka qenë pjesë e MMA dhe vendeve të tjera ku duelohej me forcën e vërtetë, aqsa para disa vitesh për pak sa nuk e ka lënë të vdekur në vend një sportist serb. /Shqiperia.ch/


Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top