You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Njihuni me lojtarët më të kushtueshëm të Kombëtares, Hysaj kryeson edhe në rënie të formës

Njihuni me lojtarët më të kushtueshëm të Kombëtares, Hysaj kryeson edhe në rënie të formës

Në mediat italiane së fundmi janë pasqyruar edhe tre lojtarët të Kombëtares së Shqipërisë të cilët janë më të kushtueshëm në merkato. Vendin e parë e kryeson Elseid Hysaj, megjithëse vjen nga një sezon zhgënjyes me Napolin.

Mbrojtësi shkodran ka përfunduar në stol në kampionatin e përfunduar në Seria A, nëse flasim për momentet më të rëndësishme të Napolit. Një rënie nga forma e zakonshme e ka treguar edhe te Kombëtarja, por për të siguruar shërbimet e këtij lojtari, duhet të paguhen 23 milionë euro. Pas tij vjen menjëherë gardiani i Lacios, Strakosha, i cili kushton 20 milionë euro.

Në vendin e tretë renditet Berat Gjimshiti, që ka një rritje të madhe pas atij sezoni fantastik me Atalantën, duke shkuar në 7.5 milionë euro. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top