Në mediat italiane së fundmi janë pasqyruar edhe tre lojtarët të Kombëtares së Shqipërisë të cilët janë më të kushtueshëm në merkato. Vendin e parë e kryeson Elseid Hysaj, megjithëse vjen nga një sezon zhgënjyes me Napolin.
Mbrojtësi shkodran ka përfunduar në stol në kampionatin e përfunduar në Seria A, nëse flasim për momentet më të rëndësishme të Napolit. Një rënie nga forma e zakonshme e ka treguar edhe te Kombëtarja, por për të siguruar shërbimet e këtij lojtari, duhet të paguhen 23 milionë euro. Pas tij vjen menjëherë gardiani i Lacios, Strakosha, i cili kushton 20 milionë euro.
Në vendin e tretë renditet Berat Gjimshiti, që ka një rritje të madhe pas atij sezoni fantastik me Atalantën, duke shkuar në 7.5 milionë euro. /Shqiperia.ch/