You are here
Home > Kombëtarja > Njeriu që largoi padrejtësisht Berishën dhe e pësoi nga Strakosha, Marketi: Më mësoi futbollin!

Njeriu që largoi padrejtësisht Berishën dhe e pësoi nga Strakosha, Marketi: Më mësoi futbollin!

Marketi ishte portieri që do të largonte padrejtësisht Etrit Berishën nga Lacio, për të parë gardianin shqiptar si të tepërt. Shtetësia italiane padyshim që e ndihmonte shumë në këtë aspekt, pasi Marketi linte për të dëshiruar me paraqitjet e bëra te Lacio, shpeshherë duke i kushtuar shumë skuadrës.

Megjithatë kur drejtuesit e klubit po mendonin për të larguar një portier, do të ishte Etrit Berisha që të bënte gati valixhet. Për të mbërritur më pas në momentin e Thomas Strakoshës, që përmbushi “hakmarrjen” për t’i treguar vendin Marketit. Në një prononcim për mediat italiane, ky i fundit u shpreh se rasti me Strakoshën i ka mësuar edhe rregullin bazë të futbollit:

“Kam kaluar 7 vite vërtet të lodhshme te Lacio, që kanë qënë me shumë luhatje, shumë të mira dhe shumë të dobëta. Pastaj ekipi vendosi t’i besonte një portieri të ri, Strakoshës. Kjo më bëri mua që të mësoj gjërat qartë sesi janë në futboll: mund të kalosh nga thelbësori i ekipit, në të tepërt”, ka thënë Marketi. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top