
Presidenti i Federatës Malazeze të Futbollit dhe legjenda e Milanit njëkohësisht, Dejan Savicevic, ka zbuluar se kush ishte personi që ka tronditur këtë përfaqësuese para ndeshjes me Kosovën. Kështu trajneri me origjinë serbe, Ljubisa Tumbakoviç dhe lojtarë që e kishin origjinën nga i njëjti vend, e vendosën në momentet e fundit që të mos ishin me Malin e Zi ndaj Kosovës.
E gjitha kjo erdhi falë presionit të madh në Serbi. Në këtë mendim është edhe Savicevic, megjithëse flet më konkretisht. Personi që inskenoi të gjithën këtë , është njeriu me post drejtues në klubin e Crevena Zvezdës, Zvedan Terzic. Padyshim një emër i dëgjuar për shqiptarët, pasi pak kohë më parë doli hapur kundër Shaqirit duke thënë se nuk do të vinte në stadiumin e Beograd së bashku me Liverpulin, pasi kishte frikë dhe në atë arenë nuk kishte vend për shqiptarët.
“Terzic ka hedhur bombën atomike te ne sa i përket Kosovës. Do t’i mbijetojmë, por është personazhi kryesor i gjithë kësaj historie. E gjitha kjo filloi më herët nga çfarë doli në media dhe presioni ishte i madh, por nuk mendoja se do të përfundohej deri në këtë pikë”, ka thënë Savicevic. /Shqiperia.ch/