
Ryan Kent është një futbollist që do të dëgjohet akoma më shumë në të ardhmen, sa i përket futbollit europian. Ky lojtar ka gjithë potencialin e madh për të bërë më të mirën, që të jetë ndikues në arenën futbollistike.
I dalë nga akademia e Liverpulit, Kent u preferua të dërgohej në huazim nga trajneri i anglezëve, Klop. Kjo derisa vetë futbollisti të fitoj pjekurinë e duhur, për t’u rikthyer sërish në shtëpi.
Por vetë dëshira e Kent ishte që të shkonte te Freiburg, gjë e cila nuk u plotësua nga trajneri i Liverpulit. Ky i fundit shprehet se futbollisti i tij mendoi se do të shkonte në “Disneyland”, duke e pranuar se ishte personi që ndikoni në zgjedhjen e tij për ta huazuar te Rangersi.
‘Kent më erdhi një ditë në zyrë dhe më tha: “Më lër të shkoj në Freiburg, të lutem, më lër të shkoj në Freiburg, të lutem”.
Unë e njoh futbollin gjerman, e njoh trajnerin e Freiburgut dhe e dija që nuk ishte “Disneyland atje”. Ata trajnojnë shumë, është një klub shumë i veçantë që më pëlqen shumë, por ka shumë stërvitje.
Tani ai është në Glasgoë Rangers dhe punon shumë mirë sepse Ryan është një futbollist fantastik dhe ende shumë i ri në moshë”, shprehet Klop. Është pikërisht ky futbollist që e ul në stol Eros Grezdën, gjë kjo që ka ndodhur aq shumë herë deri në gjysmën e sezonit. /Shqiperia.ch/