Bazeli kthehet në fushë ditën e sotme, teksa do të përballet në transfertën e vështirë kundër Luzernit. Me humbjen e thellë që morën në sfidën e fundit me rezultatin 4-2, tashmë gjigandët zviceran pritet që të bëjnë autokritikë dhe të rikthehen tek rezultatet pozitive.
Përsa i përket mesfushorit të Kombëtares tonë, Taulant Xhaka, pritet që edhe në këtë sfidë të jetë titullarë. Xhaka është një nga ata lojtarët e rëndësishëm të skuadrës së Baselit, ku edhe pas moskuptimeve që mund të ketë mes lojtarit kuqezi dhe trajnerit, sërisht ky i fundit nuk bën dot pa luanin shqiptar. Taulanti gëzon një popullaritet të veçantë dhe të lartë tek skuadra e Baselit, ku me paraqitjet e tij është kthyer në një lojtar të pazëvendësueshëm tek zviceranët.
Pas ndeshjeve të zhvilluar me Kombëtaren si mesfushor, lojtari shqiptar pritet që të rikthehet në qendër të mbrojtjes, ashtu siç është bërë e zakontë tashmë në ekipin e njohur të Zvicër. Do të ishte pikërisht ky njeri që do të fitonte një penallti, e më pas Balaj do të gjente rrjetën për të kaluar atë moment të vështirë të Shqipërisë. /Shqiperia.ch/