
Berat Gjimshiti është padyshim njeriu që duhej të mbante shiritin e kapitenit te Shqipëria. Duke u nisur nga vetë historia dhe karriera e këtij lojtari, atëherë shohim një ngjashmëri me Lorik Canën.
Sakrificë dhe besnikëri ndaj fanellës kuqezi, nga ato që nuk para i sheh shpesh, Gjimshiti nuk ka asnjëherë dyshime në zgjedhjet që bën. Tashmë është i vetëm kundër të gjithëve, edhe njehëherë për të disatën herë mbrojtësi shqiptar duhet t’i tregojë te Atalanta, të gjithëve sesa vlen.
Si titullar e nisi sezonin dhe në pankinë ka përfunduar. Pavarësisht paraqitjeve të mira, mjafton një gabim dhe historia nis të përsëritet, Gjimshiti sheh pankinën si vendin e preferuar. Ndaj Fiorentinës në takimin e sotëm, për shkak të dëmtimit të Maisello do të jetë mbrojtësi shqiptar nga minuta e parë. /Shqipëria.ch/