
“Futbolli është një lojë e thjeshtë, ku 22 burra ndjekin një top, dhe në fund fitojnë gjithmonë gjermanët”,kjo është shprehja legjendare e Gary Lineker, që është shënuar edhe në historinë e futbollit.
Më parë ka qënë pjesë si futbollist i Barcelonës dhe i Anglisë, ndërsa sot ka ndjekur nga studio televizive e “BT Sport” një spektakël të vërtetë. Ish-skuadra e tij ka marrë ndoshta një nga humbjet më të mëdha të historisë, por që sigurisht Lineker i gëzohet të gjithës kësaj.
Ai ka komentuar edhe intervistën pas ndeshjes së Klopit, që nuk mund të përmbahej me fjalorin në gjuhën angleze: “Fu.cking unbelievable”. Lineker është shprehur: “Mirë, duhet të kuptojmë që ishte duke përjetuar shumë emocione. Unë nuk do të kërkojë ndjesë për fjalët ë Klopit. Ai e kishte menduar shumë mirë, për fjalët që tha. Pastaj oora kishte kaluar 10 dhe në fund ishte punë shume jashtëzakonshnme e Klopit”, ka thënë Lineker. /Shqiperia.ch/