You are here
Home > Kombëtarja > Njeriu i ndeshjes, krahasimi i portierit të Izraelit: Sot nuk mposhtesha as nga plumbat

Njeriu i ndeshjes, krahasimi i portierit të Izraelit: Sot nuk mposhtesha as nga plumbat

Shqipëria ka humbur me rezultatin 0-2, në një ndeshje ku kuqezinjtë ka dominuar për gjatë gjithë takimit. Të dënuar nga fati shpeshherë, futbollistët shqiptarë nuk kanë mundur të shmangin edhe padrejtësitë e futbollit, duke u ndëshkuar në pak raste të Izraelit, ndërsa nuk janë finalizuar një sërë aksionesh.

Nga ana tjetër, njeriu i ndeshjes te kundërshtarët padyshim që ishte portieri i tyre, Harush. Në konferencën e dhënë në përfundimin e takimit, portieri i Izraelit shprehet se në takimin ndaj Shqipërisë, nuk mund të mposhtej as nga plumbat.

“Po, kjo ishte ndeshja më e mira e karrierës time.Dua të komplimentoj të gjithë futbollistët që luftuan në këtë takim. Një atmosferë si kjo, nuk e mbaj mend ndonjëherë në këtë grup lojtarësh. Ndjeva në ditën e sotme, se as plumbat nuk do të arrinin të më mposhtin. Nuk kemi qenë shumë të mirë në fushë, por kemi dhënë 200% nga vetja jonë”, përfundoi Harush. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top