You are here
Home > Kombëtarja > Njërën për Shqipërinë e tjetrën për familjen, Abazaj është i vëmendshëm deri në detaje

Njërën për Shqipërinë e tjetrën për familjen, Abazaj është i vëmendshëm deri në detaje

Kristal Abazaj, nuk e harron Shqipërinë ndonëse është prej pak kohësh larg atdheut dhe Kombëtares, ku ka pasur jo pak polemika me trajnerin Panuçi në kohët e fundit. Abazaj që u transferua me shumë bujë në merakton e verës drejt klubit belg të Andërlektit,  nuk po arrin të rigjejë dot formën e tij. Kjo gjë i ka kushtuar shumë legjionarit, duke humbur edhe vendin e tij tek kuqezinjtë e Panuçit.

Ditën e sotme ai ka një dedikim të veçantë, pasi  në profilin e tij, në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një foto teksa ka dizenjuar në palestrinat  e tij (mbrojtëset që vendosen tek këmbët e lojtarit), flamurin kuqezi me inicialet e tij. Ndërsa tek palestrina tjetër ia ka dedikuar familjes. Kristal Abazaj duket se akoma nuk po i buzëqesh fati tek ekipi i tij i ri, ku i cili po pret mundësin e tij për të treguar potencialin. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top