
Një zgjedhje më shumë për Panuçin, padyshim që është edhe Azdren Llullaku. Futbollisti i cili tashmë luan me Astran në Rumani, është duke kaluar momentin më të mirë.
Një aventurë aspak pozitive ishte ajo e fundit për mesfushorin me Entellën, teksa Llullaku nuk arriti të linte gjurmë. Historia ka ndryshuar në kampionatin rumun, ndërsa futbollisti i Kombëtares është rikthyer në një titullar të padiskutueshëm.
E jo më kot, një tjetër fitore ka marrë Astra në ditën e sotme ndaj Gaz Metan, duke e mundur me rezultatin 3-0. Një rol protagonisti kishte Llullaku në golin e tretë, teksa e ka nxjerrë me portën e boshatisur Rosut, që kishte detyrën më të thjeshtë, për të shtyrë topin drejt rrjetës. Astra ndodhet në vendin e dytë, duke ndjekur Steuan e Bukureshtit me vetëm me 1 pikë distancë. /Shqipëria.ch/