
Malaga është ndalur në një barazim pa gola ndaj La Korunjës, në takimin e vlefshëm për kampionatin spanjoll. Flitet për dy skuadra që po luftojnë me njëra-tjetrën për ngjitjen në elitën e futbollit të “La Ligas”.
Menjëherë pasi dënimi i Bares përfundoi nga ai karton i kuq, ky futbollist ka luajtur për Malagan. Trajneri e aktivizoi pa asnjë dyshim të vetëm në zgjedhjen e tij dhe mesfushori shqiptar sërish shkëlqeu në fushë. Prestigjozja spanjolle “AS”, jep këtë vlerësim për Baren: “Nuk ndalonte së vrapuari për 90 minuta. Ndez një zjarr në mesfushë dhe bën një punë të lavdërueshme”.
Një yll i ri ka lindur në Spanjë, me futbollistin e Malagas që jo vetëm e ka të sigurt ftesën e Panuçit, por tashmë shihet seriozisht edhe përfshirja e tij si titullar me Kombëtaren. /Shqiperia.ch/