You are here
Home > Kombëtarja > Një vit pritje për të shënuar nga pika e bardhë, sulmuesi i Shqipërisë sheh dritë në fundin e tunelit

Një vit pritje për të shënuar nga pika e bardhë, sulmuesi i Shqipërisë sheh dritë në fundin e tunelit

Bekim Balaj quhet dhe të gjithë zemrat e tifozëve shqiptarë rrëmbeu, teksa në transfertën ndaj Portugalisë, një kryevepër e tij, bëri që kuqezinjtë të dilnin si triumfues.

Por që nga i moment, shumë pak kemi dëgjuar për këtë futbollist. Një tjetër moment kulminant do të vinte sërish me Kombëtaren, atje ku Balaj  do të dërgonte topin në rrjetë me një devijim me fat deri diku, ndërsa Shqipëria mposhte Maqedoninë me rezultatin 2-1.

Pjesa tjetër, është një enigmë që nuk e shpjegon ndoshta edhe vetë lojtari. Një vit pa shënuar në kampionat, por Bekim Balaj me në fund gjen rrjetën dhe ndien pas kaq shumë kohësh, shijen e golit.

Sulmuesi shqiptar ka realizuar në ndeshjen e zhvilluar për Kupën e Rusisë, ndaj SBA Kabarovsk, në minutën e 110-të të shtesës, ndërsa koha e rregullt kishte përfunduar me rezultatin 2-2. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top