Një fat i keq mund të quhet ky i kombëtares shqiptare dhe veçanërisht Panuçit, ndërsa dëmtimet e kanë ndjekur gjithmonë pas dhe nuk e kanë lënë të qetë për të luajtur në mënyrën si ai dëshiron, me të gjithë organikën e plotë.
E njëjta situatë ndodhi edhe në takimet e nëntorit, teksa këtë herë është Ermir Lenjani që duhet të braktis stërvitjen. Ky i fundit ka ndierë shqetësimë pas dëmtimit të pësuar me Sionin, duke e pasur të pamundur të vazhdojë më tej, për t’u rikthyer në Zvicër.
Në kushte të tillë, Panuçit i humbet edhe “xholi” i Kombëtares, që me klubin e tij dhe Kombëtaren ka luajtur në të gjitha pozicionet, mbrojtje, mesfushë e sulm, me të vetmin kusht që të flitej vetëm për krahun e majtë. /Shqiperia.ch/