You are here
Home > Kombëtarja > Një super Mavraj gjithmonë mjafton, i gjen fitoren Ingolshtadit pas 14 ndeshjeve

Një super Mavraj gjithmonë mjafton, i gjen fitoren Ingolshtadit pas 14 ndeshjeve

Kur Mërgim Mavraj nënshkroi me Ingolshtadin, një çmenduri më vete dukej në pamje të parë. Skuadra gjermane që gjendet në kategorinë e dytë të Gjermanisë, pra jo në elitë, rrezikon rënien edhe prej aty.

Në 14 ndeshjet e fundit, ajo nuk kishte arritur të fitonte në asnjë rast, duke përfshirë këtu edhe ndeshjet e Kupës. Bilanci negativ u zhduk me përforcimet e merkatos së janarit. Në ndeshjen e parë pas merkatos, Ingolshtadi ka dhënë rezultatet e tij positive dhe bindëse për tifozët.

Gjatë ditës së sotme, ka ardhur fitorja në transfertë ndaj Greuther Furth me rezultatin 0-1. Një super Mavraj ka mjaftuar, për të lënë pas 14 ndeshje pa fitore. Jo vetëm i pakalueshëm në mbrojtje, por mbrojtësi shqiptar ishte vendimtar edhe në golin e shënuar. Falë kontaktit që pati kundër Mavrajt, Ingolshtadi arriti të gjente golin e fitores dhe që do i dhuronte 3 pikët kësaj skuadre. Mesa duket është Gjermania vendi i duhur ku futbollisti ynë të shpalos gjithmonë vlerat, Greqia ishte një zgjedhje e gabuar që në fillim. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top