You are here
Home > Kombëtarja > Një shqiptar që zgjedh Greqinë? Lorik Cana i refuzonte edhe si ekip: Faleminderit, por “JO”!

Një shqiptar që zgjedh Greqinë? Lorik Cana i refuzonte edhe si ekip: Faleminderit, por “JO”!

Fiorin Durmishaj e ka mbyllur thuajse çështjen e tij, sa i përket zgjedhjes së Greqisë. Futbollisti i Shpresave të Shqipërisë, do të kalojë me helenët për t’i përfaqësuar në arenën europiane dhe atë botërore.

Por vite dritë larg mbetet ky vendim nga ai i kapitenit legjendar të kuqezinjve, Lorik Cana. Në një kohë që ish-futbollisti i Shqipërisë po mendonte largimin nga Lacio, iu paraqit një ofertë nga gjigandët grekë, Olimpiakosi.

Shumë lojtarë do e ëndërronin një gjë të tillë, por Cana do ta refuzonte pa e menduar dy herë. “Faleminderit dhe respekte për historinë e madhe që keni si klub, por duke ditur faktin që unë jam kapiten i Shqipërisë, e di që nuk do të mirëpritem nga tifozët tuaj”. Në këtë mënyrë do të vepronte legjenda shqiptare, që nuk pranoi të luante në tokën helene. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top