You are here
Home > Kombëtarja > Një rast flagrant i humbur, “shfryn” Guri: Peng! Duhet të isha rrëzuar në atë moment

Një rast flagrant i humbur, “shfryn” Guri: Peng! Duhet të isha rrëzuar në atë moment

Shqipëria ka arritur të fitojë ndaj Izraelit me rezultatin 1-0, falë golit të Taulant Xhakës. Te kuqezinjtë ka debutuar në një ndeshje zyrtare edhe sulmuesi Sidrit Guri. Në 45 minutat e para, futbollisti që luan me Ostende ka humbur një rast flagrant për të gjetur golin e parë me Shqipërinë.

Ndërsa në intervistën e tij për “Supersport”, Guri është shprehur se nuk ka për ta harruar lehtësisht atë moment, ndërsa mund të kishte bërë më mirë duke u rrëzuar për të fituar penalltinë.

“Jam i privilegjuar që luajta titullar dhe po bëjë më të mirën. Sot u mundova, pavarsisht se goli mungoi. Bëmë një ndeshje shumë të mirë tani do mendojmë për Skocinë, është vetëm fillimi.

Rastin e parë që humba, e pashë pasi mbaroj ndeshja. Më ngeli në mëndje, bëra shumë gabim që nuk u rrëzova por në të qindat e sekondit nuk e mendova atë gjë, sepse doja të çoja topin në rrjetë në atë moment. Nuk e mendova më gjatë.  Nuk e prisja zevëndësimin në fundin e së parës, por tranjeri bëri shumë mirë duke par ecurinë e ndeshjes”, ka thënë Guri.

Legjoniari që bëri debutimin e tij me kuqezinjtë arriti të krijonte shumë hapsirë në mbrojtjen kundërshtare, duke krijuar shumë mundësi për shënim. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top