
Një person është vendosur në pranga për fatkeqësinë që përfshiu futbollin në këtë vit, sa i përket zhdukjes dhe përplasjes së avionit ku po udhëtonte Emiliano Sala. Ngjarja e mistershme që lë vend edhe për fantazinë e shfrenuar, përsa kohë të gjitha pjesët nuk janë bashkuar për të zgjidhur të gjithën atë që ndodhi.
Policia ka arrestuar së fundmi pilotin David Henderson, për vrasje pa paramendim të futbollistit Sala. Fillimisht Henderson u mendua i vdekur dhe në të gjitha mediat europiane figuronte emri i tij si njeriu që po shoqëronte Emiliano Sala. Por me një reagim zyrtar, piloti do të tregonte se kishte dërguar David Ibbotson në vendin e tij, për të marrë drejtimin e “Piper Maliku”.
Më pas do të zbulohej se ky i fundit nuk kishte asnjë licencë për të drejtuar këtë aeroplan, për më tepër që kishte probleme edhe me dallimin e ngjyrave. Ende sot e kësaj nuk është gjendur trupi i Ibbotson. Henderson u arrestua nga policia e Dorsetit dhe tashmë ka përfunduar nën hetime, si njeriu përgjegjës që e dërgoi Ibbotsonin dhe Salan në udhëtimin e vdekjes. /Shqiperia.ch/