
Kur Shqipëria luante me Zvicrën në europianin e Francës, përtej atij zhgënjimi të madh për një pikë që fati dhe Gashi do të na e mohonte me atë rast flagrant të humbur, momenti që mori menjëherë vëmendjen e rrjeteve sociale ishte ndërhyrja e Kaçes ndaj Behramit.
Mesfushori i Shqipërisë kur e pa të pamundur ndalimin e Behramit, atëherë veproi menjëherë duke e ndalur në një tjetër mënyrë Behramin. Qesharakja ishte shumë prezente në të, por Kaçe nuk është i vetmi që e tërheq kundërshtarin e tij në këtë mënyrë, për të ndalur avancimin e tij.
Futbollisti i Shqipërisë është një shëmbull i mirë dhe këtë herë është Grimzan ai që e imiton. Ylli francez do të përsëriste të njëjtën ndërhyrje në ditën e djeshme ndaj Hollandës, vetëm se këtë herë përballë tij nuk gjendet Behrami, por Winjaldum. /Shqipëria.ch/