You are here
Home > Futboll Bota > Një moment ndryshon gjithçka, në Itali: E “masakruam” Hysajn, fajin e kishte vetëm Sari

Një moment ndryshon gjithçka, në Itali: E “masakruam” Hysajn, fajin e kishte vetëm Sari

Një asist i bukur i dhënë nga ana e Elseid Hysajt në ndeshjen ndaj Parmës, ka bërë që në Itali të ndryshoi mendimi për futbollistin shqiptar. Napoli fitoi me rezultatin 4-0, ndërsa mbrojtësi i Kombëtares ishte një nga më të mirët në fushë.

Tashmë në studiot televizive italiane, ka ndryshuar melodia kur flitet për shkodranin. Umberto Chiariello ka folur në lidhje me këtë çështje, duke u shprehur se Hysaj është “masakruar” padrejtësisht. Sa i përket krizës që ky lojtar kaloi, gazetari italian ia ka “vendosur fajin” Sarit.

“Shqiptarin e kemi masakruar shumë, padrejtësisht. Ai ishte pak i bllokuar dhe ju e dini përse? Për shkakun e karrierës së tij, midis Empolit dhe Napolit. Aty gjithmonë ka pasur një trajner: Maurizio Sarri. Ndryshimi i trajnerit ka ndikuar shumë tek ky lojtar, ndërsa tani po ambientohet dhe po bën shumë mirë”, u shpreh Umbert Chiariello. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top