Duartrokitje, duartrokitje dhe sërisht duartrokitje…
Një dëmtim i vogël i prishi natën e madhe Migjen Bashës në mbrëmjen e Shkodrës, ndaj Italisë së karrierës së tij. Një jetë duke mësuar si nxënës atje, tashmë Migjeni ishte kthyer në një “gjeni” që po i jepte leksione profesorit të tij, Venturës.
Ditë më parë kishim shkruar se Migjen Basha është realisht i pazëvendësueshëm për kuqezinjtë, ndeshja e djeshme thjeshtë etregoi. Një qetësi më shumë sesa e admirueshme në kontrollin e topit, disa manovra që çorientojnë totalisht lojtarët kundërshtarë dhe një digë e fortë përpara mbrojtjes.
Shqipëria mund të çahet e të fusi ujë, por kur Basha të ketë dalë prej fushës. Një natë perfekte ajo e djeshmja që mbyllet vetëm nga një dëmtim i pësuar dhe Migjeni për të mos rrezikuar shumë, kërkoi një ndërrim nga Pannuci. Gjithsesi, sa me fat që e kemi!
Përgatiti: Klaudio Ndreca