You are here
Home > Boks > Një luftëtar shqiptar vjen nga Struga, Etemi mat forcën në Gjermani me ngjyrat kuqezi

Një luftëtar shqiptar vjen nga Struga, Etemi mat forcën në Gjermani me ngjyrat kuqezi

Arsim Etemi është emri i radhës i shqiptarëve në arenën e boksit. Djali nga Struga tashmë ndeshet në Federatën gjermane të boksit dhe do të kërkojë të ngrejë lart simbolet kuqezi që në ndeshjen e parë kundër Yakob Saleh më 16 nëntor. Faktikisht Shqipëria ka dalluar gjithmonë në sportet e forcës, prandaj dalja e Arsim Etemit nuk mund të quhet krejtësisht rastësore.

I lindur në vitin 1999, vjen nga Ladorishti në Strugë. Për të mbërritur te suksesi është një punë e gjatë dhe për këtë arsye Etemi e ka nisur gjithçka që në moshën 8 vjeçare. Shumë këmbëngulje dhe sakrificë nga ana e tij, që po nis të shpërblehet nëmënyrën më të mirë.

Gjithashtu Etemi ndihmohet edhe nga fiziku i tij, pasi ka një gjatësi të konsiderueshme prej 1.9 metrash. Stërvitjet i ka nisur te klubi i boksit “Ladorisht”, teksa numëron 9 fitore dhe vetëm 2 humbje. Aktualisht pjesë e boksit “Ladorisht”, sheh se si ëndrrat e tij fillojnë të bëhen realitet. Me pak fjalë, ky është Arsim Etemi.

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top