You are here
Home > Kombëtarja > Një jetë në Azerbejxhan, Ansi Agolli në pritje të “vendimit” final!

Një jetë në Azerbejxhan, Ansi Agolli në pritje të “vendimit” final!

Ansi Agolli ka shkruar historinë me klubin e Qarabagut duke qenë një prej protagonistëve të padiskutueshëm të sukseseve.

Mbrojtësi dha kontribut të jashtëzakonshëm edhe gjatë këtij sezoni në triumfin në Premier Leaguen azere, duke mbetur një titullar i padiskutueshëm. Por, me titullin në kasafortë, kur kanë mbetur edhe tre javët e fundit përpara mbylljes së sezonit, dilemat për të ardhmen e Agollit janë rritur.

Tashmë në moshën 35-vjeçare dhe me kontratën që përfundon në muajin qershor, interesimi për rrugën që do të ndjekë ish-kapiteni i Kombëtares është i madh. Megjithatë, lojtari i ka idetë e qarta dhe ashtu siç ndodh në fushë me harkimet perfekte nga e majta, ia kalon topin trajnerit Gurban Gurbanov.

Për mediat azere, Agolli konfirmoi edhe një herë se “ëndërron që të qëndrojë te Qarabag-u” për të dhënë kontributin e tij drejt të tjerave sukseseve kombëtare dhe ndërkombëtare.

“Megjithatë, çdo gjë do të varet nga vendimi i trajnerit”, tha mbrojtësi, që pret të mësojë projektin e klubit për të ardhmen. /albeu.com/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top