Kështu e konsiderojnë tifozët Atdhe Nuhiun te Sheffield Wednsday, si një fatkeqësi. Skuadra angleze nuk po merr rezultatet e duhur në kohët e fundit, ndërsa tifozët e gjejnë lehtësisht fajtorin dhe i drejtojnë gishtin edhe pa parë asnjë nga minutat e takimit: “Atdhe Nuhiu”.
Një tjetër sulmues mund të humbas rastin e pastër për të shënuar, por Nuhiu do të jetë duke u shigjetuar ndërkohë, ndërsa besimi tek futbollisti i Kosovës ka rënë në maksimum. E tillë do të ishte situata edhe në sezonin e shkuar, derisa sulmuesi shqiptar të shpërthente dhe t’u tregonte të gjithëve sesa i vlente lëkura. Drejtuesit e klubit i bën menjëherë rinovimin e kontratës për ta mbajtur në skuadër, ndërsa tashmë rikthehemi në pikën 0.
Nërpërmjet “Twitterit”, tifozë të shumtë i janë sulur Atdhe Nuhiut, duke e konsideruar si një “fatkeqësi” që e kanë këtë futbollist si pjesë të skuadrës. Një lojtar i lodhur, që nuk ka lidhje me golin dhe me sulmuesin, këto janë përshkrimet që tifozët e Shefildit po bëjnë javë pas jave, duke mos treguar aspak dashmirësi karshi lojtarit dardanas. /Shqiperia.ch/