
Mesa duket një histori që nuk ndryshon kurrë është ajo e Vejles në Danimarkë, teksa me ngjitjen e saj në elitën e futbollit danez, barazimi duket të jetë rezultati më i parapëlqyer për ekipin që drejtohet nga Sormani.
Si gjithmonë njeriu vendimtar për bardheblutë, ishte mesfushori i Shqipërisë, Ylber Ramadani. Ky i fundit ka dhuruar asist në barazimin e Vejles me rezultatin 1-1 ndaj Randersit, ashtu siç ka bërë edhe përpara një jave.
Vejle ka barazuar 3 takimet nga 5 të zhvilluara në elitën e futbollit danez, ndërsa mesa duket Ramadani dhe Sormani duhet të luftojnë deri në fund për mbijetesën në Danimarkë, duke parë ecurinë e ndeshjeve të deritanishme. /Shqipëria.ch/