
Mjafton që futbollisti i krijuar në akademinë e Bajernit, Meritan Shabani, të gjejë rrjetën dhe të një temë e hershme do të hapet sërish: “Gjermani, Kosovë apo Shqipëri”?
Kjo është enigma e cila kërkon një zgjidhje dhe për momentin dukemi ende larg saj. Megjithatë, Shabani vazhdon të ruaj një formë të mirë dhe këtë e ka treguar sërish në ditën e sotme, duke i shënuar Ajaksit U-19 në “Youth Champions League”, në barazimin me rezultatin 2-2.
Pavarësisht formës së mirë që ka treguar herë pas here talenti shqiptar, për të gjetur një hapësirë në ekipin e parë të Bajernit, është më shumë sesa e pamundur. Një aventurë e re duhet të nisë për këtë lojtar në merkaton e ardhshme, që është gati për të luajtur në ligën e profesionistëve. /Shqipëria.ch/