
Shumë futbollistë shqiptarë aspirojnë që të luajnë në Itali, duke e parë këtë kampionat si mundësinë më të mirë për t’u ngritur në karrierën e tyre. Megjithatë jo gjithçka funksionon në mënyrën më të mirë te fqinjët tanë, atje ku presioni i tifozëve dhe klubit, kushton shumë.
Sidomos nëse flasim për ekipet elitare, me gabimet që thjeshtë nuk duhet të ekzistojnë. Një situatë të tillë e vuajti Hysaj, ndërsa shkodranit nuk iu dha një dorë në momentin më të vështirë, pavarësisht aftësive dhe kontributit të dhënë më parë.
Francezi Malkuit e bëri të tijin krahun e djathtë të mbrojtjes, që këtë herë do i rikthehet shkodranit. Pas shumë kohësh sigurisht, ndërsa për këtë ndërrim të vendimit nga Ançeloti, ka ndikuar ai gabim fatal i Malkuit në takimin me Juventusin. Megjithëse ende nuk kanë dalë formacionet zyrtare ndaj Salzburgut, pritet që Napoli të luajë me Hysajn në krahun e djathtë dhe Ruin në të majtë. /Shqiperia.ch/