
Gjimshiti do të luajë sërish si titullar te Atalanta, teksa këtë javë kjo skuadër do të ndeshet me Torinon. Faktikisht mbrojtësi shqiptar është kthyer në një zgjedhje të parë te skuadra e Gasperinit, duke marrë edhe besimin e skuadrës.
Por konkurrenca te klubi nga Bergamo është e madhe, pasi janë të shumtë lojtarët me kualitet që luajnë në qëndrën e mbrojtjes. Si rrallëherë, trajneri i Atalantës, Gasperini ia ka siguruar vendin e titullarit Gjimshitit disa orë para ndeshjes së kampionatit, për shkakun e përballjes që do të ketë në mesjavë me Fiorentinën për Kupën e Italisë.
“Ne kemi disa alternativa të mira në mbrojtje. Gjimshiti do të luajë me siguri ndaj Torinos, pasi në Kupën e Italisë, ndeshja e mesjavës që ne kemi ndaj Fiorentinës, ai është i skualifikuar së bashku me Freuler”, u shpreh Gasperini. /Shqiperia.ch/