You are here
Home > Futboll Bota > Një dhuratë vetes për Krishtlindje…si ajo e Mesit! Avion personal dhe luksi i tepruar i 13 milionëve

Një dhuratë vetes për Krishtlindje…si ajo e Mesit! Avion personal dhe luksi i tepruar i 13 milionëve

Tashmë jemi në prag të festave të fundvitit dhe natyrisht futbollistët mundohen të bëjnë dhurata njerzëve më të dashur. Ka edhe nga ata lojtarë që i bëjnë vetes së tyre një të paharruar, siç është ylli argjentinas, Lionel Mesi.

Lojtari i Barcelonës pak ditë më parë ka blerë një avion personal. Një mjet transporti luksoz ku flitet se brenda tij është për plot 16 persona. Ky avion i ka kushtuar Mesit 13 milionë euro, shifër kjo që nuk përbën problem për të. Ai gjithashtu e ka dizenjuar edhe në pjesën e jashtme, ku i ka vendosur numrin 10, atë që mban në fanellë.

Por jo vetem kaq, argjentinasi ka menduar që në një pjesë të avionit të shkruaj edhe emrat e famljles së tij , atë të bahkëshortes dhe të tre fëmijëve të tij. Messi është një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe aktualisht një ndër më të paguarit. Rroga e tij vjetore shkon afro 30 milionë euro ku me një pagesë kaq të majme, nuk mund të kursehet për veten e tij edhe në këtë fundvit. Ajo çka vlen për t’u theksuar se në bordin e avionit ka 2 kuzhina dhe 2 banjo. Fakt kjo që pavarsisht milionave të shpezuar për këtë mjet udhëtimi, ylli argjentinas ka ditur çtë zgjedhë./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top