
Pak ditë më parë në mediat azere, por edhe ato shqiptare, u publikua lajmi që legjionari i Kombëtares, Ansi Agolli në fund të sezonit do të linte futbollin. Hipotezë kjo që u hodh poshtë menjëherë nga vetë mbrojtësi 36-vjeçar, teksa ndër të tjera u shpreh se çdo gjë ishte e pavërtetë dhe se nuk e kishte vendosur ende tërheqjen nga futbolli.
Në rrjetin e tij social në “Instagram”, Agolli ka rifreskuar foton e tij të profilit, një detaj ky që nuk mund të anashkalohet. Flitet për festimin e golit të tij ndaj Lihteshtejnit, atje ku i kërkon të gjithve të heshtin rreth këtyre zërave.
Asokohe Agolli u kritikua po kaq shumë nga analistët e futbollit se nuk kishte më se çfarë të jepte tek Kombëtarja dhe se duhet t’i hapte rrugën të rinjve. Realizimi e lehtësoi disi, megjithatë vitet nuk punojnë më në favor të mbrojtësit shqiptar. /Shqiperia.ch/