Florent Hasani vazhdon të shkëlqej në Hungari, teksa këtë herë ka dhuruar një kryevepër të vërtetë. Takimi mes Diosgyor dhe Debrecen ka përfunduar me rezultatin 1-0, ndërsa i vetmi realizim që do të ngelet në historinë e këtyre 90 minutave, është ai i lojtarit shqiptar.
Një gol tipik i Robenit, mjafton për të magjepsur hungarezët, por edhe tifozët shqiptarë që e kanë parë atë gol nëpërmjet përsëritjeve. Pas një topi të marrë nga krahu i djathtë, Hasani e shtang portierin me të majtën e tij, me një gjuajtje nga jashtë zone.
Kundërshtarët nuk e kuptojnë sesi sfera ka përfunduar në trekëndësh, ndërsa futbollisti shqiptar shkon menjëherë te tifozët për të festuar çmendurinë e tij. /Shqiperia.ch/