You are here
Home > Futboll Bota > Një besnikëri si e Gjimshitit! Lorik Cana e ka lënë trashëgimtarin, pa shirit kapiteni

Një besnikëri si e Gjimshitit! Lorik Cana e ka lënë trashëgimtarin, pa shirit kapiteni

Kur De Biazi vendosi t’i hiqte mundësinë 4 futbollistëve të grumbulluar në Europianin e Francës, 3 prej tyre zgjodhën të largoheshin menjëherë nga Shqipëria, pa e bërë dysh, Gjimshiti ishte i vetmi që qëndroi.

I blerë nga ekipi i Zyrihut, te Atalanta mbrojtësi shqiptar u konsiderua gjithmonë si i tepërt. Për këtë arsye kaloi disa peripeci, huazim pas huazimi, nga Avellino në Serinë B, tek Benevento në Serinë A.

Tashmë ky futbollist është rikthyer në elitën e futbollit italian, pikërisht tek ekipi i Bergamos, për t’i provuar sesa gabuan që nuk besuan që në fillim te aftësitë e tij. Një histori frymëzuese dhe fantastike ajo e Gjimshitit, për të dëshmuar sesi njeriu rritet vetëm falë punës dhe përkushtimit të madh që tregon dhe asgjë tjetër nuk mund të jetë e rëndësishme.

Një besnikëri nga dita e parë në të fundit, për të gjithë lojtarët kemi dëgjuar polemika se përse nuk aktivizohen si titullar në fushën e lojës, por për të jo, mbrojtësi 25-vjeçar nuk do të pëshpëriste asnjë fjalë më tepër.

E nëse bëjmë një farë krahasimi me legjendën e Shqipërisë, Lorik Cana, atëherë besnikëria dhe përkushtimi i tij ngjason vetëm me atë të Berat Gjimshiti. Vetëm se këtë herë, Cana e ka lënë trashëgimtarin pa shirit kapiteni. /Shqipëria.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top