You are here
Home > Kryefaqja > Një arbitër rus do të drejtojë Shqipërinë në Shkodër, Strakosha e ka si…”hajmali”

Një arbitër rus do të drejtojë Shqipërinë në Shkodër, Strakosha e ka si…”hajmali”

Tre ditë përpara sfidës së fundit që do të ketë Shqipëria përsa i përket kompeticonit “Liga e Kombeve”, atë kundër Skocisë në “Loro Boriçi”, UEFA ka zyrtarizuar njeriun të cilin do të vendos drejtësi në këtë përballje.

Ai do të jetë Vladisav Bezdorodov nga Rusia, ndërsa asistetët e tij do të jenë Valeri Dançeko dhe Maksim Gavrilin. Pas portave do të qëndrojnë Aleksei Eskov dhe Sergei Ivanov. Të gjithë arbitrat që do të jenë në këtë sfidë janë me kombësi nga Rusia.

Përsa i përket kryesorit Vladisav Bezdorodov, ai ka arritur të vendos drejtësi në “Europa Ligë” edhe në një sfidë ku ka qënë pjesë edhe gardiani kuqezi së fundmi, Thomas Strakosha. Trajneri rus arriti të ishte pjesë në sfidën e luajtur midis Lacios dhe skuadrës franceze të Marsejës, sfidë kjo që u mbyll në fitoren e të kaltërve me rezultatin 2-1. Këtu klubi ku është pjesë Strakosha, me këtë fitore arriti të siguronte edhe kualifikimin në fazën pasardhëse të “Europa Ligë”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top