
Si çdo javë, faqa zyrtare e grupimit të tifozëve të Partizanit “Ultras Guerrils”, por jo vetëm, në rrjetin social Facebook, hapin një eveniment për të ftuar sa më shumë sportëdashësh apo tifozë në stadium, për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës.
Ndryshe nga “zakoni”, tifo grupi i skuadrës së Partizanit, ka çelur evenimentin e rradhës, për ndeshjen e të kuqve. Ata kanë shpërfillur derbin më të madh të trojeve shqiptare, ku në evenimentin e rradhës të hapur ne rrjetin “Facebook”, “Guerrilsat” ftojnë tifozët për ndeshjen me Teutën.
Një thumbim kjo për kundërshtarët e përjetshëm të tyre. Mesa duket derbi i kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit, sapo ka filluar në distancë dhe të parët ishin “Ultras Guerrils”.
Kjo nuk është një ndeshje normale për tifozët, kjo është një sfidë ku nuk luhet, kjo është një përballje ku fitohet, për krenari, nder dhe fanellë.
Siç e do zakoni derbi i kryeqytetit, ndoshta dhe më i madhi në të gjithë trojet shqiptare, fillon një javë përpara takimit, dhe mbaron një javë pasi përfundon ndeshja. /Shqipëria.ch/