Kosova ka nisur menjëherë seancën e parë stërvitore në “Fadil Vokrri” për ndeshjen me Maltën. Dardanët luajnë dy ndeshjet e fundit në grupin D ku kanë shansin më të mirë për kualifikim të mëtejshëm. Shaland ka thirrur gjithë organikën e tij më të mirë por në mbrojtje për trajnerin kanë nisur shqetësimet. Mërgim Vojvoda ka ndier dhimbje fizike gjatë seancës së sotme stërvitore. Kjo ka alarumar kampin e dardanëve duke e dërguar mbrojtësin 23 vjeçar në stërvitje individuale.
Sipas “Super Sport Kosova” Vojvoda thuajse e ka humbur takimin me Maltën pasi gjendja fizike e mbrojtësit nuk e lejon atë të zbres në fushë. Megjithatë trajneri Shaland është duke shpresuar për një rikuperim sa më të shpejt, ndonëse shanset janë të pakëta. Nga krahu i djathë i mbrojtjes trajneri Shaland duhet të mendoj shpejt për zëvendësin e Vojvodës duke qenë se 23 vjeçari ka lujatur si titullar përherë nga ai pozicion./Shqiperia.ch/