You are here
Home > Kombëtarja > Nisin shqetësimet në mbrojtje, Shaland mund të luaj pa më të mirin ndaj Maltës

Nisin shqetësimet në mbrojtje, Shaland mund të luaj pa më të mirin ndaj Maltës

Kosova ka nisur menjëherë seancën e parë stërvitore në “Fadil Vokrri” për ndeshjen me Maltën. Dardanët luajnë dy ndeshjet e fundit në grupin D ku kanë shansin më të mirë për kualifikim të mëtejshëm. Shaland ka thirrur gjithë organikën e tij më të mirë por në mbrojtje për trajnerin kanë nisur shqetësimet. Mërgim Vojvoda ka ndier dhimbje fizike gjatë seancës së sotme stërvitore. Kjo ka alarumar kampin e dardanëve duke e dërguar mbrojtësin 23 vjeçar në stërvitje individuale.

Sipas  “Super Sport Kosova” Vojvoda thuajse e ka humbur takimin me Maltën pasi gjendja fizike e mbrojtësit nuk e lejon atë të zbres në fushë. Megjithatë trajneri Shaland është duke shpresuar për një rikuperim sa më të shpejt, ndonëse shanset janë të pakëta. Nga krahu i djathë i mbrojtjes trajneri Shaland duhet të mendoj shpejt për zëvendësin e Vojvodës duke qenë se 23 vjeçari ka lujatur si titullar përherë nga ai pozicion./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top