You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Nisin iluzionet në Kosovë për marrjen e Vallcit, Austria nuk ia dogji mundësinë e ndërrimit

Nisin iluzionet në Kosovë për marrjen e Vallcit, Austria nuk ia dogji mundësinë e ndërrimit

Një befasi e madhe në listën e Austrisë për takimet e fundit që u zhvilluan, ishte padyshim thirrja për herë të parë e Albert Vallcit. Mbrojtësi i Salzburgut ka kaluar një sezon fantastik, duke qënë titullar i padiskutueshëm dhe në nivelin më të mirë të mundshëm.

Por ky lojtar nuk është aktivizuar për asnjë moment nga austriakët, duke lënë të hapur mundësinë e ndërrimit të zgjedhjes. Në orët e fundit është përhapur në Kosovë edhe ideja e afrimit të Vallcit në muajin shtator, si një përforcim në qendrën e mbrojtjes. Shanset janë reale pas rezultateve pozitive të dardanavë së fundmi, ndërsa vetë lojtari nuk gjeti hapësirë te Austria edhe përse këta të fundit kishin shumë dëmime në takimet e fundit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: [email protected]

Leave a Reply

Top