Një befasi e madhe në listën e Austrisë për takimet e fundit që u zhvilluan, ishte padyshim thirrja për herë të parë e Albert Vallcit. Mbrojtësi i Salzburgut ka kaluar një sezon fantastik, duke qënë titullar i padiskutueshëm dhe në nivelin më të mirë të mundshëm.
Por ky lojtar nuk është aktivizuar për asnjë moment nga austriakët, duke lënë të hapur mundësinë e ndërrimit të zgjedhjes. Në orët e fundit është përhapur në Kosovë edhe ideja e afrimit të Vallcit në muajin shtator, si një përforcim në qendrën e mbrojtjes. Shanset janë reale pas rezultateve pozitive të dardanavë së fundmi, ndërsa vetë lojtari nuk gjeti hapësirë te Austria edhe përse këta të fundit kishin shumë dëmime në takimet e fundit. /Shqiperia.ch/