You are here
Home > Kombëtarja > Nisin ethet e Europianit, Shqipëri-Turqi/ Panuçi shkon në Greqi dhe Luçesku në Belgjikë

Nisin ethet e Europianit, Shqipëri-Turqi/ Panuçi shkon në Greqi dhe Luçesku në Belgjikë

Ndonëse do edhe pak kohë që të fillojnë eleminatoret e kampionatit Europian, duket se trajnerët respektiv të Kombëtareve kanë filluar që tani nga puna. Nga ky moment numrat një të pankinave kanë filluar të bëjë llogaritë dhe të mendojnë për lojtarët që do të grumbullojnë.

I tillë është edhe Panuçi, i cili ditën e djeshme ka udhëtuar për në Greqi për të parë sfidën mes Panionosit dhe Aekut, e cila përfundoi me rezultatin 0-2. Sipas informacioneve të fundit, flitet se Panuçi ka shkuar për të parë nga afër sulmuesin Fiorin Durmishaj, teksa është përfolur që mund të jetë afrimi më i ri tek kuqezjnjtë tanë.

Kujtojmë që përballjen e parë në këto eleminatore e kemi në shtëpi përball një kundërshtari direkt si Turqia. Nga krahu tjetër, më herët, trajneri i Turqisë, Luçesku, ka udhëtuar për në Belgjikë, ku sipas mediave turke është i interesuar për të vëzhguar portjerin 30 vjeçar të Antëerp, Sinan Bolat.

Duket se pak nga pak po fillojnë emocionet e ndeshjeve të eleminatoreve, ndërsa si Shqipëria ashtu edhe Turqia, kanë filluar të mendojë për përballjen e tyre të parë, pasi një rezultat poziv që në sfidën e parë do të thotë gjysma e punës së nisur. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top